![Vrasja dhe torturimi i oficerëve të policisë në ’97/ Në dorë të Gjykatës së Lartë se cila do ta trajtojë Masakrën e Qafë Gjashtës, GJKKO apo Gjykata e Sarandës](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/vrasja-dhe-torturimi-i-oficereve-te-policise-ne-97-ne-dore-te-gjykates-se-larte-se-cila-do-ta-trajtoje-masakren-e-qafe-gjashtes-gjkko-apo-gjykata-e-sarandes_668421e1b8ab0.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Vrasja dhe torturimi i oficerëve të policisë në ’97/ Në dorë të Gjykatës së Lartë se cila do ta trajtojë Masakrën e Qafë Gjashtës, GJKKO apo Gjykata e Sarandës
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ka deleguar për zgjidhje Gjykatës së Lartë kërkesën për Alqi Pagunin, 53 vjeç ish i dënuar për Masakrën e Qafëgjashtës, i dënuar në mungesë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Alqi u dënua me 15 vite burg në mungesë ka kërkuar shuarje të dënimit për shkak të parashikimit, gjyqtarja Flora Haradinaj i ka dërguar Gjykatës së Lartë për zgjidhje mosmarrëveshje duke i dërguar aktet e gjykimit.
Alqi Paguni bëri kërkesë në Gjykatën e Sarandës për shuarje dënimi së bashku me disa të tjerë, pasi është akuzuar se në 1997 është përfshirë në Masakrën e Qafë Gjashtës, ku u dogj oficeri Gjergj Mehmeti, u torturua një oficer tjetër dhe u tentua të vriteshin dhe oficerë të tjerë.
Në lidhje me këtë u arrestuan 5 persona dhe dosja u gjykua nga ish Krimet e Rënda.
Paguni u la i lirë pak vite më vonë sepse arrestimi i tij u vlerësua i paligjshëm nga Gjykata e Lartë, çka solli dhe largimin e tij në drejtim të paditur.
Top Channel
Burimi