VIDEO/ Mungesa e tregut për prodhimet bujqësore, fermerët protestë në Maliq! Tensione mes tyre dhe policisë

VIDEO/ Mungesa e tregut për prodhimet bujqësore, fermerët protestë në Maliq! Tensione mes tyre dhe policisë

Fermerët po protestojnë në Maliq, për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore.

Ata janë grumbulluar së bashku me mjetet e tyre në rrugën hyrëse të fshatit Drithas.
Fermerët nga fshatrat e fushës së Korçës janë grumbulluar pasi thonë se po përballen me mungesën e tregut.

Për shkak të mungesës së subvencioneve sipas tyre prodhimi del me kosto më të lartë ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë.
Fermerët thonë se i gjithë prodhimi i qepës, patates, misrit dhe grurit ka mbetur stok.
Mes tyre dhe policisë ka pasur tensione, ku në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se protestuesit tentojnë të shtyjnë efektivët.

Top Channel
Burimi