VIDEO/ Momenti i shpërthimit të makinës, brenda ishin 4 të rinjtë, TCH siguron pamjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë

VIDEO/ Momenti i shpërthimit të makinës, brenda ishin 4 të rinjtë, TCH siguron pamjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë

Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka ka siguruar momentin e shpërthimit të makinës pasi u përplas me betonieren në Fushë-Prezë.

Katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht pas aksidentit të rëndë disa minuta para mesnatës.
Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur për së gjalli brenda mjetit.
Drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja është shoqëruar në komisariat.
Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka ka siguruar pamje nga makina e shkrumbuar, ku humbën jetën 4 të rinjtë.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente