U dhunua barbarisht nga motrat Berisha, Klea Prenga publikon pamjet e reja, tregon gjendjen e saj dhe shenjën në fytyrë
👁2449
Disa javë pasi u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj, Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në Instagram, ku tregon gjendjen e saj.
Me një shenjë të lehtë në fytyrë, pasi u godit me gotë nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në Tiranë, Prenga tregon se është duke u rikuperuar.
Pas sherrit të rëndë, ku motrat e akuzonin atë se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës, ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën. Policia i ka shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.
Top Channel
Burimi