
Trump anulon mbrojtjen e Shërbimit Sekret të Hunter dhe Ashley Biden: Është qesharake…
Presidenti Donald Trump deklaroi se do t’i heqë Shërbimin Sekret Hunter Biden, vetëm disa orë pasi u tha gazetarëve se “do t’i hidhte një sy”.
“Ka 18 persona në këtë detaj, gjë që është qesharake, në të gjitha vendet, në Afrikën e Jugut, ku të drejtat e njeriut janë vënë në pikëpyetje fort, për shkak të kësaj, Afrika e Jugut është hequr nga lista jonë e vendeve që marrin ndihmë ekonomike dhe financiare”, postoi Trump në Truth Social.
Trump shtoi gjithashtu se të njëjtën gjë do bëhet dhe me Ashley Biden, e cila është vajza e ish-presidentit Joe Biden.
“Ju lutemi, këshillohuni që, në fuqi menjëherë, Hunter Biden nuk do të marrë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret, po ashtu, Ashley Biden, e cila ka 13 agjentë, do të hiqet nga lista”.
Top Channel
Burimi