Tragjedia me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, qytetarët bëjnë ‘copash’ lokalin e pronarit të diskos

Tragjedia me 59 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, qytetarët bëjnë ‘copash’ lokalin e pronarit të diskos

Të indinjuar nga tragjedia me 59 persona të vdekur, kanë shpërthyer protestat në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, një tubim i madh proteste u zhvillua në kryeqytetin, Shkup.
Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, protestuesit në Koçan filluan të hedhin vezë dhe shishe në bashkinë e qytetit, duke thyer dyert dhe dritaret, duke kërkuar përgjigje nga autoritetet përkatëse për tragjedinë që tronditi qytetin.
Ata kërkuan të takohen me kryetarin Ljubço Papazov, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen. Më pas turma është nisur drejt lokalit të dytë të pronarit të “Pulse”, diskotekës që u kthye në varr për 59 persona. Protestuesit kanë thyer xhamat e dyqanit si shenjë proteste.
Disa mijëra studentë dhe nxënës në Shkup janë mbledhur në mesditë në sheshin e Universitetit Shtetëror “Kirili dhe Metodi” të qytetit për të nderuar 59 të vdekurit në tragjedinë që ndodhi në orët e para të së dielës në një lokal nate në qytetin e Koçanit.
Ata ndezën qirinj në kujtim të viktimave, ndërsa njoftuan se tubime të ngjashme do të mbahen çdo ditë deri më 21 mars.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente