Tragjedia me 59 të vdekur dhe 155 të plagosur në Maqedoninë e Veriut, lëshohen katër urdhër-arreste

Tragjedia me 59 të vdekur dhe 155 të plagosur në Maqedoninë e Veriut, lëshohen katër urdhër-arreste

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Numri i të plagosurve deri më tani është 155, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup.
Në lidhje me ngjarjen e rënde janë lëshuar 4 urdhër-arreste.
Zjarri shpërtheu ndërsa grupi lokal DNK po performonte. 39 nga viktimat janë identifikuar deri më tani, sipas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski.
Sipas raporteve, fishekzjarrët u ndezën brenda vendit të ngjarjes, duke bërë që çatia të merrte flakë.
Videoja nga brenda tregoi grupin duke luajtur në skenë përpara se flakët të shpërthenin në të dyja anët e tyre dhe të qëlloheshin drejt tavanit.
Liderë të ndryshëm shprehën ngushëllimet e tyre, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente