Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 152 të plagosur,18 në gjendje kritike

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 152 të plagosur,18 në gjendje kritike

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Numri i të plagosurve deri më tani është 152, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup.
Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit.
Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.
Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda e famshme maqedonase DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me adoleshentë dhe të rinj.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca dhe policët.
Deri më tani nuk ka informacion se ka shqiptarë të përfshirë në ngjarjen e rëndë.
Koçani ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut dhe është rreth 62 milje në lindje të Shkupit, kryeqytetit. Regjistrimi i fundit i vitit 2021 tregoi se rreth 24,600 njerëz jetojnë atje.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente