Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e të atit! Reagon ashpër Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e të atit! Reagon ashpër Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor, e cilëson demokrati Ervin Salianji, vendimin e Gjykatës së Hagës për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, të marrë pjesë të ceremoninë mortore të të atit.

“Është brutale, arbitrate e shkelje në liri e të drejtave te njeriut“, shkruan Salianji në një reagim nga qelia.
“Prej çlirimit të Kosovës shumë përpjekje janë bërë për të goditur lavdinë e UÇK-së. E gjitha ka qenë e kotë. Çdo ditë në liri, ka treguar se lufta e UÇK ka qenë e drejtë. Çdo sukses i Kosovës, me ecjen drejt integrimit, me konsolidimin e shtetit, i jep kreditë e lavdi luftëtarëve. Arrestimi i drejtuesve të UÇK është një ndër aktet që kosovarët ia njohin vulën që do të njollosë luftën e tyre për liri. Po aq sa sjellja e sotme ndaj Hashim Thaçit, që i refuzohet e drejta për të marre pjesë në ceremoninë e varrimit të babës është brutale arbitrate e shkelje në liri e të drejtave të njeriut.Është sa injorim i ligjit ndërkombëtar, dhe shkelje e kodit zakonor.

Asnjë gjykatë me çfarëdo statusi special, nuk mund të jetë mbi vlerat humane, mbi logjikën njerëzore. Kjo është një padrejtësi ndaj Kosovës, jo thjesht ndaj një themeluesi, luftëtari. Kosova ka një mënyrë për ta çuar në vend këtë padrejtësi. Duke shënuar arritje të reja në zhvillim, në integrim, në respektimin e të drejtave të njeriut, në sundimin e ligjit. Ndërsa babait të ndjerë të Hashimit jam i bindur që nuk do t’i mungojnë nderimet e respekti siç e ka në traditë shqiptari“, shkruan Salianji.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ndodhet në paraburgim në Hagë, nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të atit të tij. Kjo iu pamundësua nga Gjykata Speciale që nuk i dha leje të përkohshme për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Haxhi Thaçi, pas një sëmundjeje vdiq më 17 mars e do ta varroset në Burojë këtë të martë në orën 15:00.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente