“Të lumtur dhe të buzëqeshur”, si reagojnë deputetët socialistë pasi u lanë në listë të hapur. Lavdrim Krashi mbeti jashtë: Është puna e 15-të që bëj

“Të lumtur dhe të buzëqeshur”, si reagojnë deputetët socialistë pasi u lanë në listë të hapur. Lavdrim Krashi mbeti jashtë: Është puna e 15-të që bëj

Përballë sfidës për të fituar një tjetër mandat deputeti, ligjvënësit socialistë që u lanë në listat e hapur shprehen optimistë para gazetarëve.

“E kam sfiduar veten edhe herë të tjera”, u shpreh Mimi Kodheli. “Kështu e kam jetën, me sfida. Kam refuzuar të jem në listë të mbyllur”, tha ajo.
Ndërsa Pandeli Majko, i pyetur nëse i trembet garës, duke qenë se është pjesë e listës së hapur, zgjodhi të buzëqeshte dhe të përgjigjej me ‘jo”, pa komentuar më shumë.
Për Xhemal Qefaliajn, nuk është sfiduese që është në listë të hapur. “Është kënaqësi që të vish në Parlament me votat e qytetarëve. Garë me Braçen e Majkon? Janë burra të respektuar, qytetarët vendosin me votë. Do punoj që PS të jetë fituese në 11 maj. Nuk është e re që ne do ishim në listë të hapur”, u shpreh ai për gazetarët.
Ndërsa Toni Gogu u shpreh i lumtur që është në listë të hapur. “Është një garë shumë e forte por më jepet mundësia që tu shërbej qytetarëve të Tiranës. Bëhet fjalë jo për të fituar unë, por që PS-ja ta çojë vendin një hap afër uljes në tavolinën europiane”, tha Gogu.
Nga ana tjetër, deputetët që nuk janë pjesë e listës tregojnë se do t’u rikthehen profesioneve të tyre.
“Nuk ka rëndësi që nuk jam në garë, e rëndësishme është të fitojë PS. Kam mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në PS dhe më ka dhënë shumë. Do të rikthehem në universitet”, tha Plarent Ndreca.
“Do kontribuoj në 11 maj. Nuk jam i mërzitur. Ne kemi ardhur si përfaqësues të popullit sot, nuk kemi ardhur për vete këtu. Nuk do ta braktis garën”, theksoi Bujar Çela.
“Detyra ime është të jem në Parlament sot. Unë nuk e kam problem që nuk jam në listë. Kjo është puna e 15 që bëj në jetën profesionale. Pas 4 vitesh në Parlament largohem ballëlart dhe krejt krenar”, tha Lavdrim Krashi.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente