
Sulmet e SHBA-së në Jemen, 53 të vrarë gjatë orëve të fundit! Huthi: Mes viktimave gra dhe fëmijë
Sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jemen i kanë marrë jetën 53 personave, mes tyre gra dhe fëmijë.
Shtetet e Bashkuara nisën një valë sulmesh, të cilët ata i konsideruan “vendimtare dhe të fuqishme” ndaj objektivave.
Washingtoni tha se disa figura kryesore të Houthi ishin në mesin e të vdekurve, por grupi nuk e ka konfirmuar këtë.
Udhëheqësi i Houthi, Abdul Malik al-Houthi, tha se militantët e tij do të synonin anijet amerikane në Detin e Kuq për sa kohë që SHBA vazhdon sulmet e saj në Jemen.
Duke përditësuar numrin e mëparshëm të të vdekurve, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Houthi, Anis al-Asbahi, raportoi se 53 persona ishin vrarë duke përfshirë “pesë fëmijë dhe dy gra” dhe se 98 persona ishin plagosur.
Që nga nëntori i vitit 2023, Houthi-t kanë vënë në shënjestër dhjetëra anije tregtare me raketa, dronë dhe sulme me varka të vogla në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Ata kanë fundosur dy anije, kanë kapur një të tretën dhe kanë vrarë katër anëtarë të ekuipazhit.
Top Channel
Burimi