“S’të pashë njëherë në timon.. harrova që s’di me i dhon”/ Rama i kthen batutën Bashës: S’kam timon se s’pata fatin tënd! Shyqyr më prezantove Unikkatilin…

“S’të pashë njëherë në timon.. harrova që s’di me i dhon”/ Rama i kthen batutën Bashës: S’kam timon se s’pata fatin tënd! Shyqyr më prezantove Unikkatilin…

Basha: O Rame, pasagjer ngele mor burrë. Si nuk të pashë njëherë në timon, apo harrova, ku di me i dhënë unë
Rama: E vërtetë! S’kam timon unë. Ku kam timon unë, nuk e pata fatin tënd. Ti timon, makinë, xhiro, aritmetika po. Nuk diskutohet, gjumë top. Unë shish e shkruaj. Po shyqyr më prezantove Unikatilin.
Basha: Ku i ke shokët mo Ram, ku i ke ata që vije në timon, ata që firmosnin për ty
Rama: Këtu tani ia fute kot. Ia fute çik kot, po s’ka gjë se ta do puna. Po Hysenin e ke digju. Tekst i rëndë, po ka një pazazh të bukur
Basha: Si i bie kësaj pune, ose ti je më buf se bufi, të vjedhin shokët pas shpine, ose ti je nona e kësaj pune. Je kreu i bandës.
Rama: Akoma nuk t’u bën bajat kjo gjuha e bufit mo vlla, vjedhje, vjedhje, droga, droga. S’e më roje e Shqup-it, vetëm çelësi I makinës të ka ngel. Na jep vizionin euroatlantik. Ku ndryshon Koalicioni Euroatlantik nga Alenca e Kënetës Madhështore. Eh mo Lul, edhe në fletë të votimit, katra të ka rënë.

Top Channel
Burimi