Starmer mbyll shërbimin shëndetësor! Kryeministri i Anglisë bën shkurtime të ngjashme si Elon Musk në SHBA

Starmer mbyll shërbimin shëndetësor! Kryeministri i Anglisë bën shkurtime të ngjashme si Elon Musk në SHBA

Mbyllja e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Anglinë, dhe jo për pjesët e tjera të Britanisë si Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, të cilat kanë kompentenca ekskluzive në bazë të decentralizimit, ishte një njoftim i papritur, të cilën kryeministri Stamer e cilëson këtë masë si të nevojshme, edhe pse kjo është krahasuar me shkurtimet e ngjashme që po bën Elon Musk në Amerikë në rrodhet e administratës.

Zëdhënësi i qeverisë britanike  thotë se Inteligjenca artificiale dhe dixhitalizimi do çlirojë  rreth 45 miliardë sterlina që mund të shpenzohen në sektor të tjerë të shëndetësisë. Mendohet të shkurtohen rreth 15 mijë e 300 vende pune dhe 3300 zyrtarë në  departamentet  qeveritare të Shëndetësisë.  Në total i gjithë  Shërbimi Shëndetësor britanik mendohet se ka të punësuar rreth 1 milonë e 365 mijë vetë dhe ka një buxhet prej më shumë se 190 milardë e 300 milionë çdo vit.
Ky shërbim shëndetësor është krijuar në 5 korrik të vitit 1948 pas Luftës së Dytë Botërore nga qeveria Laburiste e asaj kohe dhe është sistemi i dyte më i madh në botë i shërbimit shëndetësor pas atij në Brazil.  Kryesisht ky shërbim shëndetësor financohet  nga qeveria dhe të ardhurat e taksave dhe një pjesë e vogël nga kontributet që sigurohen nga Sigurimet Kombëtare. Është një shërbim falas në momentin e dhënies së tij për të gjithë britanikët. Mbyllja e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Anglinë, mendohet të zgjas rreth dy vjet për tu përmbyllur, dhe qeveria e justifikon këtë masë si nevojë për të përmbushur premtimin elektoral për  shkurtimin e listës së pritjeve për pacientët. Opozita e ka mbështetur këtë masë.
Ka pasur edhe në të shkuarën përpjekje nga konservatorët për privatizim të këtij shërbimi, i cili për britanikët është i shenjtë si institucion publik dhe me pasoja elektorale për çdo qeveri, te ditës, nëse tentohet të privatizohet apo dobësohet. Laburistët thonë se këto reforma janë më të thellat në fushën e  kompetencave decentralizuese në historinë e Shërbimit Shëndetësor britanik, i cili vuan realisht nga një burokraci e dukshme menaxhuese, si shume institucione publike, përndryshe nga ato private, edhe pse fondet kurrë nuk kanë munguar në këtë sektor.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente