
“S’mund të jetë shteti i parë në rajon për prokurimet publike vend hajdutësh”, Rama nga Lushnja: Kemi dhënë një provë të fortë të reformës në drejtësi
Gjatë takimit me mësuesit në Lushnjë kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se PS e ka dhënë provën e fortë të zbatimit të reformës në drejtësi.
Rama: Nuk mund të jetë vendi i parë në rajon për prokurimet publike vend hajdutësh, kemi dhënë një provë shumë të fortë të reformës në drejtësi të cilat të gjitha së bashku përbëjnë edhe bazën e rritjes dhe fuqizimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për të rritur pagat.
Në Shqipërinë 2030 duam të bëjmë hapa shumë më të mëdhenj që kemi bërë deri më sot, janë vendosur shumë baza, janë bërë shumë gjëra gati dhe janë thyer shumë tabu, Shqipëria s’ është më vendi që të shikonin me dyshim të madh kur thoja hajde investo në Shqipëri. Do e ndajmë me publikun objektivat që kemi për çiftet e reja pensionet, biznesin, edhe pak durim dhe do t’ju tregoj saktësisht të gjitha ato që kemi. Nuk dua të prish atë planin që kemi bërë për si do të dali fillimisht pasqyrën e përgjithshme dhe planin e bazuar në objektiva.
Top Channel
Burimi