
“Skuth, përndjekës, mezi pres të dalë…”/Livia Brunga për raportin e Aldos dhe Rizartës: Shumë e neveritshme, nuk shihet me sy…
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format.
Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq…
Çfarë do të kishte bërë ndryshe tani që ka parë gjithçka pas daljes nga shtëpia?
“Nuk jam nga ato që pendohet për ndonjë gjë që bën por mendoj se do të kisha qenë më pak e përfshirë emocionalisht në shumë gjëra, shumë më e ftohtë. Livia më e ftohtë i bie Livia më e logjikshme. Vetëm këtë gjë do të korrigjoja dhe një gjë tjetër që unë nuk kam besuar tek vetja aspak. Perceptimet që ti mund të kesh nga brenda se si mund t’i lexosh. Ato perceptimet e mia ishin shumë të vërteta, nuk jam dukur një monstër dhe po do t’i bëja më shumë në kokë”.
Gjatë kohës së qëndrimit të saj brenda në shtëpi për më shumë se 60 ditë a ka pasur vërtetë Livia një pëlqim për ndonjërin nga djemtë?
“Jo, sepse po të kisha pasur një pëlqim do të ishte dukur. Nuk kam pasur pëlqim për asnjë person. Në fillim sigurisht u mashtrova pak nga ato avancat e Aldos, thashë që ky mund të jetë një djalë që mund t’ia vlejë por shyqyr që nuk gabova me ato perceptimet. Jo nuk më pëlqen aspak. Madje është një nga ato elementë që mezi presë që të dalë sepse nuk mund ta shoh në shtëpi. Është tepër skuth”.
Po raporti që Aldo ka me Rizartën? Çfarë mendon Livia?
“Është situatë shumë e neveritshme, nuk shihet me sy dhe nuk ka pikën e ndjenjës. Që kur tentoi të më afrohej mua me zor, kot nuk e kam quajtur përndjekës. Nuk e duroja. Nuk kisha aspak kimi. Unë e kam thënë që unë kam një intuitë të paktën për çfarë më përshtatet mua”.
Top Channel
Burimi