Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme, avokati: Kanë vënë kusht marrjen e dokumentetve nëpërmjet pagesës
Shtyhet në Gjykatën e Posaçme procesi për ish kryeministrin Sali Berisha, një seancë e cila duhet të mbahej për informacionin dy mujor.
Seanca u caktua në datën 19 korrik.
SPAK tha informacion por sot avokatët e Berishës kanë kërkuar aktet, për të cilat gjykata thotë duhet t’i paguajnë.
Berisha i kërkon aktet për informacionet dy mujore pra për punën e SPAK pa pagesë.
Avokati Genc Gjokutaj, në një deklaratë për gazetarët, u shpreh se për vënien në dispozicion të dokumenteve i është kërkuar pagesë.
“Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vënë kusht që dokumentet merren nëpërmjet pagesës. Është praktika e zotit Beqaj që i janë dhënë aktet edhe pa pagesë. Ne i kemi të nevojshme. Gjykata ka gabuar, bën atë që thotë SPAK”, u shpreh ai.
Top Channel
Burimi