Shtohen kreditë e shpejta! Në 2024 institucionet financiare jobanka dhanë 400 mln euro kredi të reja

Shtohen kreditë e shpejta! Në 2024 institucionet financiare jobanka dhanë 400 mln euro kredi të reja

Shqiptarët më borxhlinj në 2024, 400 mln euro u disbursuan për individët dhe bizneset.

Procesi i shpejtë, dokumentacioni minimal, kushtet më të lehtësuara por dhe fondet e vendosura në dispozicion, bën që shumë qytetarë të ishin më borxhlinj ndaj subjekteve financiare jobanka në vitin 2024. 400 milionë euro kredi të reja u disbursuan në 2024 sipas të dhënave nga Shoqata e Mikrofinancës Shqiptare.
“Më shumë kredi janë dhënë në drejtim të bizneseve të vogla dhe të mesme me një rritje prej 5% krahasuar me vitin e kaluar. Bujqësia vijon të jetë një ndër sektorët më të financuar nga këto isnittucione si pasojë edhe kushteve më të lehtësuara ëpr të përfituar fondet. Nga ana tjetër, edhe individët të cilët marrin hua kryesisht për shopenzime për asim, trajtime shëndetësore apo dhe pushime, morën më shumë borxhe nga këto shoqëri. Por kufizimi i kushteve do të bëj që në 2025 shumë qytetarë të përjashtohen nga këto përfitime deri në 30% të numrit të tyre”, u shpreh Arlinda Muja, Shoqata e Mikrofinancës Shiptare.
Ndonëse japin më shumë kredi me kushte të lehtësuara, kredia me probleme nga këto institucione financiare jo banka shënoi një rritje të lehtë duke arritur në 6.28% në 2024.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente