“Shqipja do bëhet gjuhë e Tiktok”, Rama për mbylljen e platformës: Po i ngushtohet gryka çdo ditë, brenda 10 ditëve…

“Shqipja do bëhet gjuhë e Tiktok”, Rama për mbylljen e platformës: Po i ngushtohet gryka çdo ditë, brenda 10 ditëve…

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë takimit me shtabin elektoral të njësisë Nr.1, foli sërish për platformën Tiktok.

Rama tha se do mbyllet brenda 10 ditësh përkohësisht, derisa kjo platformë të plotësojë kriteret e vendosura nga qeveria për filtrat mbrojtës dhe njohjen e gjuhës shqipe.
“Apo do çlironi Tiktokun? Ne nuk e kemi mbyllur përgjithmonë, por për të garantuar disa filtra mbrojtës për fëmijët dhe për ju dhe po punojmë me kompaninë. Ne u thamë nuk do e hapim nëse nuk do ketë filtra dhe njohjen e gjuhës shqipe.
Ata na kanë thënë do vijmë me një propozim konkret. Unë u kam thënë që nuk mjafton, duhet ta shohin njerëzit që diçka do ndryshojë. Kur të jenë gati po na e dhanë këtë garanci do e hapim. Tani ka filluar mbyllja. Nuk do bëhet menjëherë por çdo ditë i ngushtohet gryka derisa brenda 10 ditësh mbyllet fare”-u shpreh kryeministri Rama.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente