![Shkodra tronditet gjatë natës, i vendoset lëndë plasëse banesës së policit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/shkodra-tronditet-gjate-nates-i-vendoset-lende-plasese-baneses-se-policit_6684f55487a62.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Shkodra tronditet gjatë natës, i vendoset lëndë plasëse banesës së policit
👁1670
Shkodra është tronditur gjatë natës nga një shpërthim me lëndë plasëse.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, saktësisht në 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër.
Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës private të oficerit të policisë, Vilson Zhurri.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zone. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ky është rast i përsëritur ku punonjësit e policisë kërcënohen me lëndë plasëse për shkak të detyrës.
Top Channel
Burimi