Seriali Rama-Basha! Shkëmbimi i videove ‘on line’ që po faktorizon ish kryetarin e PD

Seriali Rama-Basha! Shkëmbimi i videove ‘on line’ që po faktorizon ish kryetarin e PD

Një “serial” i njohur në politikë, mesa duket po rikthehet në prag të zgjedhjeve parlamentare.

“Ku i ke shokët”, i thotë Basha-Ramës.
Lulzim Basha ka filluar sërish betejën për fitore, ndonëse pa logon e PD-së.
“Ku e ke lalin? Benin?”, vazhdon Basha.
Me një mënyrë të re komunikimi, duke zbuluar edhe shijet e tij muzikore, i tërheq vëmendjen Ramës duke i drejtuar disa pyetje.
“Si thotë Unikatili Ramë? Ku i ke shokët? Hë me Ramë? Më kishe kërkuar…”, tha Basha.
Për Ramën ky moment që e quan “zgjimi i Lulit”, është premierë dhe lë hapësirë për të pritur seri të reja. E ndoshta një mundësi për përsëritjen e marrëveshjes së 17 majit, në kushte të tjera.
Kjo lëvizje vjen në një moment kur Sali Berisha me koalicionin e tij të Shqipërisë Madhështore është pozicionuar si alternativa kryesore kundër qeverisë, ndërsa Basha, me humbjet e njëpasnjëshme brenda PD-së, duket se po kërkon hapësira të reja politike. Ndaj ky komunikim i ri mes tyre duket po ndihmon Bashën të mbetet faktor politik e Ramën të sfumojë kundërshtarin parësor.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente