Rusi lajmëroi bombë në aeroport! Antiterrori: E-mail u dërgua nga Greqia. SPAK do ndjekë çështjen

Rusi lajmëroi bombë në aeroport! Antiterrori: E-mail u dërgua nga Greqia. SPAK do ndjekë çështjen

Një shtetas rus është marrë i pandehur në Shqipëri për akuzën e kanosjes për kryerjen e veprave për qëllime terroriste dhe do të gjykohet nga gjykata e posaçme në Tiranë.

Vladislav Urban 48 vjeç , rezulton në kërkim nga autoritetet vendase mbasi u identifikua nga prokuroria e kryeqytetit si personi I cili alarmoi dy vjet më parë agjencitë ligj zbatuese për një bombë të vendosur sipas tij në Aeroportin e Rinasit. Kërcënimi ishte dërguar përmes një e-maili dhe mbas kontrolleve të imtësishme në aeroport, një grup hetimor e së bashku me ta edhe antiterrori u vendosën në kërkim të kërcënuesit
Antiterrori zbuloi se e-maili ishte dërguar nga Greqia dhe autor ishte shtetasi rus Urban. Kaq ka mjaftuar që prokuroria e Tiranës të kërkojë përmes letërporosisë të dhënat e këtij shtetasi, për të cilin drejtësia greke ka informuar se rusi 48-vjeçar kishte  një historik kërcënimesh nga autoriteteve edhe në këtë shtet.
Për këtë çështje me sa janë përgjigjur partnerët Vladislav Urban është mbajtur nën arrest me burg dhe kur është dënuar nga drejtësia greke ja ka dalë mbanë të arratiset.
Mbasi janë gjurmuar të dhëna shtesë për 48-vjeçarin të cilin e ka marrë pandehur, Prokuroria e Tiranës ja ka dorëzuar dosjen për kompetencë gjykatës së Posaçme që do të thotë e tanimë akuza ndaj rusit do të përfaqësohet nga SPAK
Dosja është në fazën paraprake dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj.
 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente