Rriten “frikshëm” rastet e kancerit në organet gjenitale në Brazil, shkak është bërë… Sa i prekur është vendi jonë

Rriten “frikshëm” rastet e kancerit në organet gjenitale në Brazil, shkak është bërë… Sa i prekur është vendi jonë

Sipas studimeve të fundit në fushën e mjekësisë, Brazili është një nga vendet me incidencën më të lartë në botë (2,1 për 100 mijë burra) nga kanceri në organet gjenitale.

Sipas Ministrisë braziliane të Shëndetësisë, në dekadën 2012-2022 u regjistruan 21 mijë raste, nga të cilët vdiqën 4000 bura dhe 6500 amputime, mesatarisht 2 në ditë.
Maranhão, shteti më i varfër në Brazil, kishte edhe incidencën më të lartë në botë, 6,1 për 100 mijë burra. Simptomat e kancerit në organin gjenital mashkullor nisin me një irritim që nuk shërohet por vetëm rëndohet dhe erë të rëndë. Disa njerëz kanë edhe gjakderdhje. Kur sëmundja pikaset herët, mundësia e shërimit përmes kurimit është e lartë. Por nëse situata lihet pas dore, atëherë është e nevojshme të kryhet amputimi i organit gjenital.

Mauricio Dener Cordeiro, nga Shoqata e Urologëve të Brazilit, thotë për BBC se një prej shkaktarëve kryesore të kancerit është papilomavirusi, emër që i është vendosur një grupi virusesh që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale.
Vaksinimi masiv për HPV është thelbësor për shkak të efektshmërisë së lartë.
Por vendi ka një prej niveleve më të ulëta të vaksinimit. Por Brazili nuk është i vetmi vend në botë ku kjo sëmundje ka pësuar rritje të rasteve. Sipas kërkimeve të fundit, vendet më të prekura janë Uganda, Brazili, Tajlanda. Ndërsa në fund të renditjes është Kuvajti. Vendi ynë ishte ndër vendet me incidencën më të ulët, 0,08 për 100 mijë banorë.

Top Channel
Burimi