
Rregulla të reja për operatorët turistikë! Nga gjuhët e huaja, eksperienca por dhe diploma, kriteret që duhen në 2025
Sektori i Turizmi po hyn tashmë në vitin e 3 të tij më të mirë. Ndërsa qeveria po përpiqet që nëpërmjet projektligjeve të vendosi sa më shumë rregull.
Një projektligj i hedhur për konsultim publik përcakton se bizneset që ofrojnë shërbime turistike do të jenë të detyruara të kenë si drejtues teknik një individ me kritere të posaçme, duke nisur nga diploma që duhet të jetë në këtë fushë, eksperienca dhe deri tek gjuhet e huaja të mbrojtura.
Të paktën ky është synimi i ndryshimeve në projektvendimin “Për kërkesat dhe ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik”. Në relacionin shoqërues përcaktohet se për të ofruar një shërbim të duhur kundrejt vendasve po dhe të huajve, operatori duhet të ketë eksperienca të mëparshme dhe duhet të jetë i punësuar vetëm në një subjekt.
“Operatorët turistikë, duke pasur si drejtues të aktivitetit të tyre një person të arsimuar, i cili zotëron një diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve ose ka mbaruar shkollën e mesme profesionale në përputhje me objektin e veprimtarisë së biznesit si dhe të ketë eksperience pune të mëparshme në fushën e turizmit, do të mundësojë ofrimin e një shërbimi më cilësor për klientin dhe do të rrisë kërkesën në treg për shërbimin e tij”, thuhet në vendim.
Jo vetëm për të ofruar një shërbim sa më të mirë në vend por edhe për të rritur konkurueshmërinë në rajon, Ministria e Turizmit përcakton në projektligj se turizmi shqiptar do të jetë më cilësor. Ndërsa në zbatim këtë vit pritet të vendosen edhe një sërë ndryshime që u miratuan në “Ligjin për Turizmin”.
“Duke qenë se veprimtaria e operatorit turistik zhvillohet në bashkëpunim me furnizuesit e shërbimeve brenda dhe jashtë vendit si dhe me operatorët turistik të huaj, nëpërmjet këtij projektvendimi synohet rritja e konkurueshmërisë në rajon dhe me gjerë”, thuhet më tej në vendim.
Projektligji përcakton se ndërmarrja e një sërë rregullash të reja do të përmirësojë cilësinë e sektorit për vitin 2025. Ndërsa për këtë vit pritet që vendin tonë ta vizitojnë rreth 14 milionë të huaj , ndonëse synim do të jenë turistët cilësor sesa rritja e numrit të tyre.
Top Channel
Burimi