
Rama ndan kartat e autonomisë për spitalet/ Drejtoresha e Traumës kërkon t’i marrë Spitalit të Fierit mjekun turk, Rama s’kursen batutat: Mos kujto se je ëmbëlsira…
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu vizituan sot Spitalin Memorrial në Fier për Autonominë Menaxheriale.
Nga ky spital, kreu i qeverisë shpërndau kartat e autonomisë për disa institucione shëndetësore në vend. Ndërkohë, nuk kurseu batutat me të pranishmit. Në një moment, drejtoresha e spitalit Universitar të Traumës, kërkoi që të merrte një nga mjekët turk, që punojnë në Spitalin Memorial të Fierit.
“Ndërkohë që ishte duke folur zonja ministre, nga stafi im më erdhi një mesazh, një kërkesë, njërin nga menaxherët turq, a mund ta marrim ne me vete”, pyeti drejtoresha e Traumës kryeministrin.
“Kur u lidhe me turkun, turku sa ka ardhur. Dua t’i them dhe doktorit që tha ‘më keni lënë si ëmbëlsira për në fund’. Mos të të gënjejë mendja se je ëmbëlsirë. Po të jesh ti ëmbëlsira, kemi marrë fund”, u përgjigj ai me batutë.
Autonomia spitalore është një mënyrë e re menaxhimi dhe financimi të spitaleve. Ligji i ri për shërbimin spitalor i ka hapur rrugë një ndryshimi për shërbimin spitalor publik dhe jo publik, duke i dhënë mundësinë spitaleve publike të kenë mekanizmat e duhur ligjor dhe rregullator për t’u vetadministruar nga pikëpamja menaxheriale dhe financiare.
Top Channel
Burimi