“Qeka mërzit doktori se i kam sulmu partnerin”/ Basha i drejtohet Ramës: Merru vetë me mu, ngele tu kërku ndihmë

“Qeka mërzit doktori se i kam sulmu partnerin”/ Basha i drejtohet Ramës: Merru vetë me mu, ngele tu kërku ndihmë

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se “ka vënë kryedemokratin Sali Berisha për ta sulmuar”.

Basha e quan Ramën frikacak dhe e fton në përballje, pa përfshirjen e Berishës.
“O Rame, ça frikacaku je mo burrë. Ke vënë doktorin me më sulmu m’u. Ah ça je. U mërzit doktori që i sulmova partnerin. Dil vetë në fushë o burrë, doktori 81 vjeç. Dil vetë në fushë. Thuji doktorit, merrem vetë me Bashën, siç jeni marë më parë të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë o Rame. Po s’ka derman o Rame se 7 herë 7 bëjnë 313 o Rame”, tha Basha.

Top Channel
Burimi