Qarkullonte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 25-vjeçari në Palasë! Në banesë i gjenden…
Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit iu gjet në makinë një armë zjarri.
Por më pas policia ushtroi kontroll edhe në banesë, në të cilën iu gjet sërish një armë tjetër zjarri.
“Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Strike 18”. Qarkullonte i armatosur, me automjet, dhe posedonte një armë tjetër, në banesë, kapet në flagrancë në Palasë dhe vihet në pranga 25-vjeçari me iniciale R. M., banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
2 armët e zjarrit pistoleta dhe 2 krehrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij tip “Benz” dhe 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi