
“PS është një shtëpi e hapur”, Rama: Vetëm kukumjaçkat e salamandrat jo! Dash Sula duhet të dezinfektohet në fillim
Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë takimit me kandidatët e Elbasanit se PS është qe hapur për të gjithë, duke lënë jashtë “kënetën”.
Ai përmendi edhe deputetin demokrat, Dashnor Sula, i cili sipas tij e ka derën të hapur, por më parë “duhet të heqë morrat e kënetës”.
Rama: Luli ka lind me këmishë nate, po një është ai njish. Se di kur do të thahet ajo kënetë, por PS është një shtëpi e hapur, jo ku duhet të japësh provim a e di apo se di programin, kemi edhe të kuq fare, kemi edhe rozë, kemi edhe pak më bojëqielli, duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Duhet të jemi të hapur rëndësi ka që njerëzit duhet të kenë dritë për Shqipërinë, nuk jemi këtu për të mbyllur, veç salamandrave e kukumjaçkave jo, mund të jetë edhe Dash Sula, por duhet të dezinfektohet siç janë ato pulat që futen në karantinë, ai duhet të heqë morrat e kënetës, aty të myt morri, është tmerr.
Top Channel
Burimi