Protestë për grurin! Fermerët nuk pranojnë uljen e çmimit të grumbullimit
👁1368
Banorët e zonës së Rreth Grethit të njësisë Kryevidh në Bashkinë Rrogozhinë kanë dalë në një protestë për situatën e çmimit të grurit.
Sipas tyre çmimi i shitjes me 22 lek nuk justifikon as koston. Fermerët shprehen se këto pika grumbullimi të cilat ju kanë shitur dhe farën dhe inputet bujqësore i kanë premtuar fermerëve që do ja grumbullojnë grurin me çmim 30 lek kur të korret
Për këtë vit në këtë zonë janë mbjelle rreth 800 hektar grurë ndryshe nga viti kaluar ku ishin 1200 hektar. Edhe pse jemi afër fundit të afatit kohor të korrjes fermerët shprehen se deri tani është korrur vetëm gjysma e sipërfaqeve sepse s’ka as magazinim.
Top Channel
Burimi