Protesta për Martin Canin/ ”Fëmijët janë më të sigurt në shtëpi, se në shkollë”, prindërit lajmërojnë bojkot të mësimit të mërkurën
👁1242
Vijon protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit një javë më parë nga bashkëmoshatari i tij.
Prindërit pjesëmarrës në protestë lajmëruan bojkot të mësimit të mërkurën.
Ndër të tjera qytetari bëri thirrje për protestë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
“Më mirë i mbajmë fëmijët tanë në shtëpi, se sa t’i çojmë në shkollë. Nëse fëmijët nuk shkojnë në shkollë, mbase nuk do edukohen, por do jenë të sigurt. Vetëm gjatë këtij viti 5 fëmijë janë vrarë. Të bëhen protesta në të gjithë qytete e Shqipërisë ditën e mërkurë. Të mërkurën të protestohet në çdo qytet të Shqipërisë”, u shpreh një qytetar.
Top Channel
Burimi