“Po me TikTok-un, si i behët?”, Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë, por bufi…

“Po me TikTok-un, si i behët?”, Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë, por bufi…

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, janë takuar me shtabin elektoral të Njësisë Nr.4 në Tiranë.

Gjatë takimit, duke folur me të rinjtë prezentë, Rama i ka pyetur për aktivitetin që kanë në TikTok, duke u thënë me humor se do vështirësohet edhe më tepër aksesi në këtë platformë.
Rama ka ironizuar edhe Sali Berishën dhe protestën e bërë për TikTok pak ditë më parë, të cilin e etiketon si “bufi i kënetës”.
Rama: Po Tik tok si i behët? Ka fillu të vështirësohet? Po do vështirësohet edhe më shumë. Është ul audienca? Po do ulet akoma, do mblidhet, do fshihet, pastaj do ta pastrojmë pak nga ato…
E reja: Duhet, sidomos për ne të rinjtë, sepse po linçohemi shumë
Rama: Pse kot e do bufi TikTok? Për atë punë e do!

 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente