
“Pasaportë europiane si shëndetësia falas”, Rama replikon me komentuesen: Kemi ndërtuar 53 spitale
👁1121
Komenti në rrjete sociale: Pasaportë europiane si shëndetësia falas.
Rama: Se di si e ke problemin me shëndetësinë, por besoj që kur jen puna tek shëndetësia vetëm kush nuk do t’i shohë nuk e sheh ndryshimin, unë kështu besoj. Kemi ndërtuar 53 spitale. E di çfarë janë, Spitali i Korçës që është një investim tani dhe mbaron në 2027, e di kur është ndërtuar në 1927 dhe që nga ajo kohë nuk është bërë asnjë investim. 10 spitale i kemi bërë nga 0, 43 i kemi rikonstruktuar. Edhe pse nuk kanë paguar kontributet marrin shërbim falas.
400 ambulanca dhe qendra shëndetësore që ishin kujt i binte rruga gjente skelete krevatesh me një batanije të vjetër ushtarake dhe bën dhe ironi që shëndetësia falas si pasaporta e BE-së.
Top Channel
Burimi