
Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira, temperatura deri 23 gradë C
👁1065
Ditën e sotme vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të ngrohta dhe të lagështa, duke sjellë në territorin Shqiptar mot, kryesisht të vranët.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe shira të dobët dhe lokalë, por rrebeshe të izoluara do të ketë në skajin verior dhe verilindor të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 23°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Fier dhe Kuçovë.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.
Top Channel
Burimi