
“Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë”, Nuredin Dumani zbulon takimin e fundit me Talo Çelën: Tek shtëpia ime në fund të 2019-ës
Sot po mbahet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Avokati: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?
Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.
Avokati: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.
Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.
Avokati: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?
Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fund 19 fillim 20. Ne kishim debatuar shumë me të.
Avikati: Kur jeni shkruar për herë të fundit?
Dumani: Me Sky, në verë 2010.
Top Channel
Burimi