Nga ushqimi i preferuar tek orët e gjumit dhe të punës, Berisha i përgjigjet pyetjeve në TikTok: Për fitoren…

Nga ushqimi i preferuar tek orët e gjumit dhe të punës, Berisha i përgjigjet pyetjeve në TikTok: Për fitoren…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjeve, teksa në një video të publikuar në TikTok.

Ai tregon se në ditë fle gjashtë orë, ndërsa ushqimi i preferuar mbeten zarzavatet. Ngjyrën e preferuar veçoi blunë, për të cilën tha se i shfaqet në momentin që mbyll sytë.
-Përshëndetje doktor si jeni?
Sali Berisha: Mirë faleminderit, shumë mirë.
-Duam të ju bëjmë disa pyetje, a pranoni?
Sali Berisha: Me kënaqësi.
-Sa orë flini në ditë?
Sali Berisha: Gjashtë.
-Sa orë punoni në ditë?
Sali Berisha: Në tërësi punoj.
-Cili është ushqimi i preferuar këto kohë?
Sali Berisha: Në tërësi ushqimi dominohet nga zarzavatet.
-Cili është libri i preferuar?
Sali Berisha: Kam disa, lexoj poezi, prozë.
-Cila është ngjyra e preferuar?
Sali Berisha: Të mbyll sytë… bluja.
-Mendoni se do të fitojmë?
Sali Berisha: Unë mendoj siç mendojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të sigurt në fitore.

@prof.dr.saliberisha #fyp #viral #saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente