“Nga 26 mijë dosje të pronave, janë zgjidhur vetëm 800”, Berisha: Ligji 7501, i padrejtë!

“Nga 26 mijë dosje të pronave, janë zgjidhur vetëm 800”, Berisha: Ligji 7501, i padrejtë!

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka vullnet të zgjidhë problemin e pronave.

Teksa shpalosi programin e Partisë Demokratike për pronën, me ekspertë dhe mbështetës të Fondacionit të CDU gjermane “Konrad Adenauer”, Berisha tha se që nga viti 2014 janë trajtuar vetëm 800 dosje të pronave.
“Nga viti 2014 gjer sot, nga 26 mijë dosje, janë zgjidhur gjithsej 800 dosje. Kanë qenë vitet e plaçkitjes më të madhe të pronës që nga vitet ’46. Vetë Edi Rama, shfrytëzoi marrjen e detyrës së kryeministrit për t’u bërë pronar i një sipërfaqeje të madhe toke në Himarë, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, pa asnjë dokument kadastral nga kadastrat e shkuara”, u shpreh ai.
Kreu i opozitës shprehu bindjen se, nëse fiton zgjedhjet më 11 maj, do të zgjidhë çështjen e pronave.
“PD është e vendosur t’i japë zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave gjatë 1 mandati. Unë i siguroj pronarët se do të ndërhyhet në çdo ligj, se do ndërmerret çdo vendim për t’i dhënë zgjidhjen më të ndershme me rregulla dhe kushtet e tregut”, tha ai.
Për kryedemokratin Berisha, zgjidhja e çështjes së pronës, është zgjidhje përfundimtare e çështjes së sistemit.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente