“Në drejtësi jemi ende në epokën e gurit”/ Rama në prezantimin e raportit për luftën antikorrupsion: Mbështetje për SPAK dhe GJKKO, urgjente…

“Në drejtësi jemi ende në epokën e gurit”/ Rama në prezantimin e raportit për luftën antikorrupsion: Mbështetje për SPAK dhe GJKKO, urgjente…

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë prezantimit të raportit të GRECO për luftën antikorrupsion, për sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Ai tha se intervistat me të pandehurit në prokurori vijojnë ende të bëhen pa regjistrime kamerash dhe audiosh, të cilën Rama tha se duhet të vendosen me urgjencë.
Rama shprehu sërish mbështetje për SPAK, GJKKO, gjykata dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në vendin tonë.
“Dua të theksoj se shumë shpejt ne do të vazhdojmë me hapjen e kapitujve të tjerë, ndryshe nga sa është thënë ditëve të fundit në pasqyrat e kënetës. Nuk dua të shtoj ose të marr më shumë kohë nga çfarë u tha, dua vetëm të them që për ne ky nuk është absolutisht një moment për t’u ulur ose kompletuar panoramën e arritjeve por janë motive të forta për të qenë ambiciozë për të shkuar më tej.
Po bëjmë përpjekje për ta thelluar këtë progres, duke përgatitur një dallgë tjetër reformash të antikorrupsionit me përfshire të madhe të të gjitha institucioneve. Duke vazhduar ne si qeveri të bëjmë një punë të konsiderueshme akoma më të madhe për të vënë në dispozicion të këtij procesi edhe zhvillimet e teknologjisë, jemi duke përgatitur një model unik, në lidhje me AI.
Është i pari model që do të mbulojë 95% të procesit pa përfshirje të njeriut, para pak javësh kemi pasur ëorkshop, me ata që merren me AI. Ka qenë shumë inkurajues, por edhe domethënës për ne. Ne po mundohemi dhe po e bëjmë në bashkëpunim me Mira Muratin dhe grupin e saj dhe Microsoft.
Jemi të vetëdijshëm që kadastra ka nevojë për të qenë më shumë efektive në shërbimin e qytetarëve dhe ndërkohë që ecim me digjitalizimin e plotë të kadastës, falë mbështetjes së Komisionit Europian po punojmë për të futur inteligjencën artificiale në kadastër.
Në drejtësi jemi ende në epokën e gurit, zhvillojmë intervista në prokurori, edhe në polici në fakt pa auto dhe pa video. Intervistat në prokuroi që nga ato të përgjithshme deri tek specialet bëhen si në kohën e gurit, unë të shoh ti më sheh, të pyes dhe më thua, unë shkruaj çfarë të dua.
Është vënë në pah nga institucionet ndërkombëtare, duhet korrigjuar me urgjencë, duke mbështetur fuqimisht SPAK, gjykatën GJKKO dhe të gjitha institucionet e tjera të reja të krijuara nga reforma në drejtësi dhe duke shpresuar që do të bëhet realitet edhe sistemi i menaxhimit dixhital që kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor.
Uroj që këshilli i lartë gjyqësor të mos e vonojë më dhe ta çojë përpara, ne si qeveri kemi angazhuar fonde, të gjitha këto do të jenë efektive në parandalimin, krijimi i një sistemi shtetëror të mirë ndërthurur kur paralelisht me luftën kundër korrupsionit garantohet edhe liria, edhe e drejta e publikut për të pasur transparencë të plotë”, tha Rama.

Top Channel
Burimi