
Ndodh për herë të parë, “bookmakers”-at rendisin Shqipërinë në Top 10 pretendentët për të fituar Eurovisionin
👁1123
Teksa e gjithë Europa po përgatit për Eurovisionin e këtij viti që do të mbahet në Bazel të Zvicrës, Shqipëria shihet si një nga pretendentet për të dalë me sukses nga ky kompeticion.
Për herë të parë në historinë e Eurovizionit, Shqipëria renditet në vendin e 10-të nga “bookmakers”-at për të dalë fituese, me 2% shanse, po aq sa Belgjika e Ukraina.
Nuk kishte ndodhur kurrë që vendi ynë të renditej kaq lartë në listën e pretendentëve, teksa kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike pëlqehet çdo ditë e më shumë nga fansat në të gjithë kontinentin.
Pretendentja kryesore është Suedia me 24% shanse për të fituar, teksa ndiqet nga Austria dhe Izraeli.
Top Channel
Burimi