“Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë”, Salianji për listat: Shumë miq që kanë dhënë për PD meritonin vlerësim më të madh

“Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë”, Salianji për listat: Shumë miq që kanë dhënë për PD meritonin vlerësim më të madh

Ish-deputeti demokrat, Erion Salianji ka komentuar debatet brenda PD në lidhje me listat, të cilat u bënë publike një ditë më parë.

Ai tha se shumë persona të cilët kanë dhënë kontribut për Partinë Demokratike meritonin një vlerësim më të madh.
Postimi i plotë:
Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans ShqipërisëListat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar, secili mund te beje listen e vet. Aq më tepër kjo në Partinë Demokrarike që ka shumë karaktere, ka debate, ka qendrime, ndryshe nga kundërshtarët ku shumica kalon në një matricë nga ku dalin qofte që mendojnē si kryetari.
Edhe unë, kam objeksionet e kontestimet e mia të cilave do u kisha qendruar, nëse nuk do të isha izoluar përdhunshëm duke mu privuar liria fizike dhe pasioni i madh për politkën, shërbimin publik dhe marrëdheniet njerezore e miqesore duke me hequr mandatin dhe ndaluar 1 dite para shpalljes se listave edhe mundesine për rikandidim.
Qëndrimet e mia per vleresimet e kontributeve, sakrifikuesve, qendrestarëve, dhe mbështetje personalaliteteve dhe njerezve që janë kolona dhe energjia e demokrateve ne qender dhe baze, do t’i kisha dhënë në mbledhjet e strukturave.
Distanca e izolimi nuk më pengon ama të jem empatik. Prandaj duke uruar ekipn fitues te kandidateve, sot jam dhe e ndjej dhimbjen dhe pafuqinë njësoj si shumë miq që kanë dhënë e japin shume per PD, të cilët meritonin vleresim me të madh.
Jam me ta, e jam i bindur, dhe do doja që kjo fjalë nga qelia 6 të ishte ngushëllim e garanci; asnje gram djerse e derdhur nuk do shkojë dem, asnjë kontribut nuk zhbehet, nuk zerohet. Politika është maratone e momentet kur duket sikur je fundosur apo padrejtesia të ka vene perfund, në fakt jane baza e fortë për forcim e ringritje. E kam provuar personalisht shumë herë e përherë jam ringritur me i fortë, betejat të forcojnë, askush nuk duhet të dorëzohet nëse do të ketë sukses.
Demokratët nuk harrojne sakrificat e askujt dhe busulla e tyre është më e sakta. Kjo është vetëm një etapë që u mbyll sot. Nga ky moment nuk na lejohet të shpenzojmë energji me brenga.
Duhet të gjithë bashkë të jemi motorrët e pandalshëm të fushatës. Me kreditet e me reputacionin e njerezve që kanë dhene pa marrë, te tregojmë që një Shqipëri më e mirë, normale, me sundim ligji, me meritokraci e barazi mundesish, me fokusin tek ekonomia dhe shqetësimet e hallet e çdo qytetari, është interesi që na udhëheq, e jo arritjet personale.
Lufta ndaj haremit të Gadaf Ramës dhe rrezimi i qeverise më të kriminalizuar dhe korruptuar ne historine e Shqipërisë, është mision kombetar. Kjo është më e madhe se secili nga ne, dhe një motivim i pashtershëm.
Bashkimi dhe lufta ndaj qeverise dhe mbeshtetja tek njeri-tjetri do e bëjë të mundur rotacionin jetik me 11 Maj.
Ju e dini mirë. Nëse do isha ne kushte te tjera do ju permendja me emer një për një e do ju çmoja nga fillimi në fund çdo kontribut. Sot ju dergoj perqafimet dhe ju them që ndjej siç ju ndjeni shansin e padhenë, mosrealizimin, ndalimin e një projekti apo aspirate. Por ketë herë duhet t’i japim mundesi Shqipërisë, me luftën për çdo votë për Partinë Demokratike dhe Opozitën.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente