
Ndarja nga jeta e babait të ish-presidentit të Kosovës, Haradinaj shpreh ngushëllimet: Baca Haxhi la pas një histori sfidash e sakrificash!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj shkruan ‘Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi’.
Kryetari i AAK-së i shpreh ngushëllimet mikut të tij, Hashim Thaçit.
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë.
Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi.
Zoti ju forcoftë!”, shprehet Haradinaj.
Top Channel
Burimi