
Macron, “presion” Rusisë! Presidenti francez: Nuk vendos Moska për trupat paqeruajtëse në Ukrainë
Vendosja e trupave paqeruajtëse në Ukrainë, siç propozohet nga Britania dhe Franca si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë, është një çështje që duhet ta vendosë Kievi dhe jo Moska, ka deklaruar në një intervistë presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ai dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë nxituar për të konsoliduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën teksa presidenti i SHBA-së Donald Trump kërkon një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Starmer ka organizuar një takim virtual të shtunën me Macronin dhe aleatë të tjerë jo-amerikanë të Ukrainës.
“Ukraina është sovrane. Nëse kërkon që forcat aleate të jenë në territorin e saj, nuk është diçka që Rusia ta pranojë apo jo”, ka thënë Macron në një intervistë të përbashkët me disa gazeta rajonale franceze.
Rusia e ka hedhur poshtë vazhdimisht idenë që ushtarët nga vendet që i përkasin aleancës së NATO-s të vendosen në Ukrainë.
Macroni ka thënë se çdo forcë paqeruajtëse do të përbëhet nga “disa mijëra trupa për vend” që do të vendoseshin në vende të rëndësishme, duke shtuar se një numër vendesh evropiane dhe jo-evropiane janë të interesuara për të marrë pjesë….
Top Channel
Burimi