Ligji për komisionet hetimore, Kushtetuesja rrëzon gjysmën e neneve të miratuara nga PS: Nuk mundëson ushtrimin e të drejtës nga pakica në Kuvend
Pasi rrëzoi pjesërisht disa nene të ligjit për profesionet e lira në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese ka votuar sot sërish kundër disa ndryshimeve që ka miratuar maxhoranca në ligjin për funksionimin e komisioneve hetimore.
Shumica e anëtarëve te Kushtetueses kanë rrëzuar thuajse gjysmën e ndryshimeve ligjore të votuara nga Partia Socialiste (4 nga 9 nene), duke i cilësuar ato në disa raste se nuk garantojnë të drejtat e pakicës parlamentare e në disa raste se ndryshimet ligjore nuk janë të qarta në drejtim të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Konkretisht, shumica socialiste kishte parashikuar tre raste kur ngrihen komisionet hetimore: çështja të ketë të bëjë me funksionin legjislativ të Kuvendit, objekti i hetimit të jetë konkret dhe të ekzistojnë të dhëna ose indicie të mjaftueshme.Por për anëtarët e Kushtetueses, i hartuar në këtë mënyrë, ky nen nuk lë hapësira për formulim alternativ, që më pas çon edhe në rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor.
“Duke lënë jashtë këtyre kritereve “formulimin alternativ” të objektit të hetimit, si një nga elementet që mundëson ngritjen e komisionit hetimor, formulimi aktual i dispozitës ligjore passjell cenimin deri në pamundësinë e ushtrimit të së drejtës së pakicësparlamentare. Gjykata theksoi se kontrolli parlamentar është i lidhur me legjitimitetin e drejtpërdrejtë demokratik të Parlamentit dhe nëpërmjet tij merr legjitimitet edhe vetë qeverisja”, thonë anëtarët e Kushtetueses.
Neni 4 i variantit të miratuar nga socialistët është vetmi për të cilin anëtarët e Kushtetueses kanë pasur konsensus për ta rrëzuar, ndërsa tre nenet e tjerë janë rrëzuar me shumicë votash.
Nenet e rrëzuara
Neni 4- i rrëzuar me të gjitha votat e gjyqtarëveNë pikën 1 të nenit 5 fjalia e tretë riformulohet si më poshtë: “Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e komisionit kur objekti i hetimit respekton parimet dhe standardet kushtetuese si më poshtë:a) çështja duhet të ketë të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera të Kuvendit;b) objekti i hetimit duhet të fokusohet në çështje ose në subjekte konkrete;c) duhet të ekzistojnë të dhëna ose indicie të mjaftueshme për ekzistencën e çështjes për të cilën kërkohet ngritja e komisionit hetimor.”.
Argumenti i Gjykatës: Duke lënë jashtë këtyre kritereve “formulimin alternativ” të objektit të hetimit, si një nga elementet që mundëson ngritjen e komisionit hetimor, formulimi aktual i dispozitës ligjore passjell cenimin deri në pamundësinë e ushtrimit të së drejtës së pakicësparlamentare. Gjykata theksoi se kontrolli parlamentar është i lidhur me legjitimitetin e drejtpërdrejtë demokratik të Parlamentit dhe nëpërmjet tij merr legjitimitet edhe vetë qeverisja.
Neni 7- i rrëzuar me shumicë votash1. Pika 4 e nenit 13 riformulohet si më poshtë:“4. Vendimmarrja e lidhur me provat realizohet me vendim të ndërmjetëm të shumicës së anëtarëve që kërkon kjo lloj vendimmarrje.”2. Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:“5. Kërkesa për pyetjen e dëshmitarëve ose marrjen e provave të tjera, pasi ka filluar shqyrtimi, mund të ngrihet nga çdo anëtar komisioni dhe pranohet me vendim të ndërmjetëm të komisionit. Hetimi fillon me marrjen e provave të kërkuara nga grupi nismëtar i komisionit dhe vazhdon me marrjen e provave që kërkohen nga grupimi tjetër jonismëtar.”Argumenti i shumicës së gjyqtarëve: Ky formulim nuk përmban garanci të plota procedurale për të garantuar të drejtën e pakicës parlamentare për kontroll efektiv parlamentar. Marrja e provave nga komisioni hetimor duhet të synojë të sjellë “dritë në errësirë”, në mënyrë që të mundësojë sqarimin e përgjegjësive politike.Vendimi i ndërmjetëm për refuzimin e provave duhet të jetë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, sipas të cilit provat e kërkuara nga pakica parlamentare duhet të merren. Vendimi për refuzimin e provave duhet të jetë i arsyetuar në drejtim të shkaqeve. Një vendim refuzimi mund të çojë edhe në lindjen e një mosmarrëveshjeje kompetencash ndërmjet organeve kushtetuese.
Neni 9- i rrëzuar me shumicë votash1.Pas pikës 1 të nenit 16 shtohen pika 1/1 dhe pika 1/2 me këtë përmbajtje:1/2. Për pyetjen si dëshmitarë të personave që janë thirrur ose do të thirren nga organi i prokurorisë/gjykatës për procesin penal të lidhur eventualisht me çështjen objekt hetimi, komisioni merr leje paraprakisht nga prokuroria ose gjykata ku ndodhen aktet për objektin dhe kufijtë e dëshmisë.”.Argumenti i shumicës së gjyqtarëve: Në lidhje me pikën 1/2, Gjykata vlerësoi se formulimi nuk është i qartë në drejtim të parimit të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, si dhe nevojës për këtë ndërhyrje. Qëllimi i ruajtjes së sekretit hetimor mund të përmbushet nga pyetja e dëshmitarëve me dyer të mbyllura.2. Pas pikës 2 të nenit 16 shtohen pika 2/1 deri në pikën 2/5 me këtë përmbajtje:2/4. Dëshmitarët mund të refuzojnë të japin informacion në përgjigje të pyetjeve që u drejtohen, nëse përgjigjja e këtyre pyetjeve do t’i ekspozonte ata ose personat e lidhur me ta ndaj rrezikut të hetimit sipas një procesi të rregullt ligjor.Argumenti i shumicës së gjyqtarëve: Në lidhje me pikën 2/4, Gjykata vëren se ndonëse në thelb duket se i referohet përmbajtjes së nenit 32 të Kushtetutës, lidhur me garantimin e së drejtës kushtetuese për të mos deklaruar kundër vetvetes ose familjes së vet, kjo e drejtë është e zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm nga norma kushtetuese, por garantohet edhe në kuadër të parimit të procesit të rregullt ligjor, sipas përmbajtjes së nenit 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 106/2023. Në çdo rast ajo plotësohet edhe nga garancitë që ofron Kodi i Procedurës Penale, i cili është i zbatueshëm në procedurën hetimore të kontrollit parlamentar.
Neni 6- i rrëzuar me shumicë votash
3. Pika 3 e nenit 12 riformulohet si më poshtë:“3. Mbledhjet e komisionit si rregull janë të hapura. Komisioni hetimor me vendim të ndërmjetëm përjashton publikun nga mbledhjet e tij nëse:c) kur bëhen referenca për një sekret tregtar, të klasifikuar si informacion “sekret”;d) kur publiciteti mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit.”.Argumenti i shumicës së gjyqtarëve: Gjykata vlerëson të theksojë se në trajtimin e pretendimeve dhe prapësimeve mbi këtë dispozitë ballafaqohen e drejta për informim dhe transparencë e organeve të zgjedhura, në kuptim të nenit 23, pika 3, të Kushtetutës, në raport me të drejtat e tjera të njeriut (siç janë ajo e jetës private, personale, jetës, shëndetit etj.). Gjykata arriti në përfundimin se, si rregull, veprimtaria e komisionit hetimor duhet të jetë publike dhe vetëm përjashtimisht ajo mund të zhvillohet me dyer të mbyllura, kur të drejtat e njeriut prevalojnë në raport me të drejtën për informim.Përveç sa më sipër, në lidhje me “sekretin tregtar”, sipas shkronjës “c”, Gjykata vlerësoi se në zbatimin e kësaj dispozite duhet të zbatohet përkufizimi i tij sipas legjislacionit në fuqi. Ndërsa në lidhje me “sekretin në interes të shtetit”, sipas shkronjës “d”, Gjykata vlerësoi se ai duhet të interpretohet si çdo e dhënë e parashikuar si informacion i klasifikuar në bazë të ligjit, përfshirë edhe “sekretin hetimor”.
Top Channel
Burimi