Kura dy ditore me farat e shalqirit për pastrimin rrënjësor të veshkave

Kura dy ditore me farat e shalqirit për pastrimin rrënjësor të veshkave

Lëngu me farat e shalqinit konsiderohet të jetë një kurë që ndihmon në pastrimin e veshkave. Ky lëng mund të përdoret dhe për të parandaluar dhe eliminuar krijimin e gurëve në veshka. Është i lehtë për t’u përgatitur dhe kërkon vetëm dy përbërës që në këtë stinë mund të gjenden fare lehtë.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb mënyrën e përgatitjes së kësaj kure si dhe përdorimin e saj. Përgatitja e lëngut me fara shalqini.
Rekomandohet që të përgatitet 2 litra nga ky lëng për t’u konsumuar përgjatë një periudhe 1-2 ditore. Ato çfarë ju nevojitet janë 4 lugë me fara shalqini dhe tetë gota me ujë. Farat e shalqinit mund t’i mblidhni herën tjetër që do të blini këtë frut. E vetmja gjë që duhet të kini parasysh është që farat nuk duhet të jenë të thara.

Pasi t’i keni shpëlarë më ujë të bollshëm mund t’i bluani përmes grirëses elektrike, ose me mullirin e kafesë. Në një tenxhere hedhim ujin dhe e lëmë që të vlojë. Më pas në një enë qelqi ku kemi vendosur farat e bluara të shalqinit, shtojmë ujin që ka vluar. I lëmë farat e shalqinit në ujë rreth 10-15 minuta, në këtë mënyrë ato kanë lëshuar të gjithë vajin që përmbajnë.
Më pas, AgroWeb.org ju këshillon të kulloni masën duke mbajtur vetëm lëngun. Pasi ai të jetë ftohur paksa mund ta vendosim dhe në frigorifer.
Si ta konsumoni?
Dy litrat e lëngut të farave të shalqinit mund të pihet për një periudhe një deri në dy ditore. Ditën e tretë ju duhet të bëni pushim nga kjo kurë. Zakonisht sugjerohet që të pihen katër gota për çdo ditë.
Efektet në organizëm
Ky lëng është përdorur për shekuj të tërë për të kuruar personat që kanë pasur probleme me veshkat. Farat përmbajnë disa enzima dhe vajra të cilët ndihmojnë në eliminimin e toksinave të mbledhura në veshka. Duke arritur këtë proces ai parandalon formimin e kristalizimeve të kripërave të cilat më pas rezultojnë në gurë që bllokojnë funksionin e tyre.
Një tjetër efekt që ky lëng ka, është dhe balancimi i presionit të gjakut.
Farat e shalqinit përmbajnë disa minerale që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe zhbllokon venat nga papastërtitë, kështu që ulin presionin e lartë të gjakut. /AgroWeb

Top Channel
Burimi