
“Kufiri ynë është qielli”, Rama nga Berati: Ne i nisëm vjet negociatat, Mali i Zi në 2014, ja arsyeja pse jemi bashkë në vijën e parë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat këtë të martë.
Sipas Ramës, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i kanë nisur më parë negociatat dhe vetëm kjo e fundit është në vijën e parë me Shqipërinë, e cila i nisi vetëm një vit më parë.
Rama: Kredi me 2%, fantastike me 70% të garancisë mbi kolateralin që juve ju bën shumë punë, këtë e kam si mesazh për ata që kanë dyshime. Kemi paketën e maleve në dispozicion, qielli është kufiri ynë dhe duhet të synojmë qiellin, ne negociatat i kemi nisur vjet dhe arsyeja pse jemi në vijën e parë me Malin e Zi është se kemi punuar për të qenë gati për këtë ditë.
Ditën kur do t’i hapim do të kemi bërë shumë më tepër se vendet që i hapën më parë. 2027 nuk është merita ynë, thjesht kemi bërë shumë në aspektin diplomatik dhe e kemi bërë Shqipërinë një yll që shkëlqen në këtë rrugë. 2027 na ka ardhur si fat i përputhjes së yjeve, janë përputhur puna jonë, dëshira për të qenë brenda BE me dëshirën e tyre për ta përmbyllur këtë proces në 2027 se duan të zgjerojnë BE dhe për ta zgjeruar duhet të kapen diku dhe kapen me dikë. Jemi gjë2ja e duhur duhet ta provojmë ne, duke mos humbur asnjë ditë.
Top Channel
Burimi