
“Kryeqyteti i socialistëve”/ Rama me të rinjtë në Fier: Në 11 maj e keni vetë në dorë nëse doni të jeni të ‘super-përfaqësuar’
Takimet e sotme në Fier, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, i mbylli në një mbledhje me të rinjtë socialistë.
Duke e cilësuar Fierin kryeqytetin e socialistëve, Rama kërkoi votën e fierakëve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
“Më vjen shumë mirë që sot, Partia Socialiste këtu në qarkun që është historikisht është pagëzuar si kryeqyteti i socialistëve, i dha të rinjve dhe të rejave, jo thjesht një mesazh me fjalë, por një mesazh me shembuj që në 11 maj e kanë vetë në dorë që të jenë të superpërfaqësuar”.
Të rinjtë kanë mundësinë të bëjnë historinë, tha Rama, duke u shprehur se “vendit i duhet qeverisja socialiste”
“Një brezi mund t’i vijë ose mund të mos i vijë shansi për të bërë histori. Brezi i atyre që i dhanë goditjen e fundit regjimit komunist iu dha shansi të bëjnë histori. Ishte ai brez që në ’91-’92, me votën e tyre bënë histori, duke e futur Shqipërinë në një sistem të hapur. Në 11 maj, keni shansin të bëni histori, për vendin dhe veten tuaj“.
Top Channel
Burimi