KQZ hedh shortin për renditjen e partive në fletët e votimit, “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e para, Partia Socialiste e pesta

KQZ hedh shortin për renditjen e partive në fletët e votimit, “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e para, Partia Socialiste e pesta

KQZ hedh shortin për renditjen e partive në fletët e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të jetë e para që do të renditet në fletën e votimit.
Partia Lëvizja Bashkë do të renditet e dyte, e cila pasohet nga Lëvizja Atdheu dhe Partia Koalicioni Euroatlantik.
Ndërsa Partia Socialiste do të renditet e pesta në fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Renditja e plotë:
1.PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2.Partia Lëvizja Bashkë
3.Lëvizja Atdheu
4.Partia Koalicioni Euroatlantik
5.Partia Socialiste
6.Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7.Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
8.Partia Aleanca Demokracia e Re
9.Djathtas për Zhvillim
10.Partia Mundësia
11.Partia Social Demokrate.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente