Kërkon lirimin nga burgu, Apeli i Posaçëm vendos sot për Erion Veliajn! Seanca nis në orën 10:00

Kërkon lirimin nga burgu, Apeli i Posaçëm vendos sot për Erion Veliajn! Seanca nis në orën 10:00

Pas dy ditësh shtyrje, sot në orën 10:00 rinis gjyqi me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë seancës së djeshme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.
“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, u shpreh Veliaj.
Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat. Por, prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente