
“Je pak demokrat ti”, Rama batuta me kandidatët e Shkodrës, Bejleri: Ça të duash ti kam qenë, nuk është turp…
👁1211
Kryeministri Edi Rama po vijon ‘maratonën’ me prezantimin e kandidatëve të 11 majit për deputet në podkastin “Flasim”.
Teksa fliste me kandidatët e Shkodrës, kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me njërin prej tyre, Onid Bejlerin.
Rama i tha këtij të fundit se ka qenë demokrat, ndërsa kandidati ia ktheu se “nuk është turp të jesh demokrat”.
Rama: Onid ti je pak demokrat, ose ke qene pak demokrat
Onid: Ça të doni ju kam qenë tani më thoni ju çfarë do bëhem
Rama: jo sepse…nuk ka problem
Onid: Nuk është turp me qen as demokrat
Rama: asnjeri nuk është perfekt.
Top Channel
Burimi