
“Jam i gëzuar sot se jam vënë në kontakt me Lulin”, Rama ironizon nga Lushnja: Nuk shtyhet fushata pa të
Kryeministri Edi Rama sërish ka ironizuar videon e ish kreut të PD, Lulzim Basha.
Sipas kreut të qeverisë, Basha jep premtime boshe sepse nuk ka asgjë në dorë për të ndryshuar.
Rama: Isha në një vaki me Fatos Nanon edhe i thanë pronat të shkojnë tek i zoti që i kanë marrë katunarë e pseudo qytetarë jepja atyre që i kishin, Fatosi i tha kjo ide është shumë e guximshme por nuk është për mua, duhet të shkosh ta diskutosh me Sabriun, e kishte për të ndjerin Sabri Godon që nuk ka gjë në dorë dhe bie dakord me ty.
Jam i gëzuar sot se jam vënë në kontakt me Lulin, është shumë pozitive kjo se nuk shtyhet fushata pa Lulin, Lulit nuk e di sa i kanë shku pagat e pensionet që ka rrit. Mund t’i heqë Luli vizat amerikane se s’ka gjë në dorë, kjo është si puna e dikujt që hedh lotarinë të dalë ku të dalë, kush ta hajë ta hajë pastaj kismet. Është parë që edhe ka rënë në dorë dhe janë bërë të gjithë shitës qilimash, për të qenë i ri nuk mjafton certifikata në gjendjen civile.
Top Channel
Burimi