Ishin në klubin ku ra zjarri/ Familjarët kërkojnë të afërmit në rrjete sociale, publikojnë fotot dhe numrat

Ishin në klubin ku ra zjarri/ Familjarët kërkojnë të afërmit në rrjete sociale, publikojnë fotot dhe numrat

Të afërm dhe miq po përdorin rrjetet sociale për të kërkuar më të dashurit e tyre që ishin dje në koncertin në disko “Pulse” në Koçan.

Fotot po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media informoi se gjithsej 118 persona janë shtruar në objekte të ndryshme spitalore pas tragjedisë në Koçan.
Ai theksoi se të gjithë pacientët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe se sistemi shëndetësor është plotësisht i mobilizuar.
“Nuk ka pacient që nuk po përkujdeset, të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion”. “Ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur”.
Taravari bëri të ditur se gjatë ditës do të vizitojë disa nga klinikat kirurgjikale ku do të marrë më shumë informacion për gjendjen e të lënduarve.
“Ne do të shkojmë në klinikat kirurgjikale ku do të kemi më shumë informacion.”

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente