“Integrimi, moment transformimi”, Rama: Pasaporta i jep çdo shqiptari dinjitetin e barabartë me këdo tjetër nën qiellin e përbashkët të Evropës

“Integrimi, moment transformimi”, Rama: Pasaporta i jep çdo shqiptari dinjitetin e barabartë me këdo tjetër nën qiellin e përbashkët të Evropës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranë këtë të hënë.

Ndërsa theksoi se shqiptarët duhet të votojnë PS që vendi të integrohet në Bashkimin Evropian, ai shtoi se pasaporta evropiane i jep çdo shqiptari atë që se ka pasur kurrë, dinjitetin e barabartë me këdo tjetër nën qiellin e përbashkët të Evropës.
Rama: Vetëm kur të hyjmë në BE s’do të ketë rëndësi shumë të madhe se kush qeveris këtu. Nga ana tjetër po kaq konkrete është mundësia që çdo shqiptar të pajiset me pasaportën evropiane të Shqipërisë. Pasaporta e BE nuk është diçka që e jep qeveria, buron nga hyrja në BE dhe ne duhet të jemi anëtarë të BE. Është një moment transformimi, pasaporta i jep çdo shqiptari atë që se ka pasur kurrë dinjitetin e barabartë me këdo tjetër nën qiellin e përbashkët të Evropës.
Kurrë më të mos shihet si qytetar i dorës së dytë, i jep mundësinë çdo fëmijë që të studiojë në çdo qytet të BE. Kur të shkojë në aeroport, mos të pyetet nga polici ku do të shkosh, sa do të rrish, por të hyjë pa ndaluar asnjë sekondë para një polici dhe të qëndrojë ku të dojë dhe punojë ku të dojë nëse gjen mundësinë për punë. Se dikush mund të thotë që të gjithë këtu duan ta çojnë Shqipërinë në BE, edhe këneta BE, BE thotë gjithë ditën, përse duhet të shkojë vota tek PS, ky është një moment në histori, një trend para nesh në stacion, ka ndaluar në një kohë të caktuar, koha është 2027, deri në fund do të mbyllim negociatat, nuk janë as komente në Facebook, as postime në TikTok, janë një punë për të qëruar oriz, për të provuar se çdo gjë që shkruhet, bëhet, 1 mijë vetë sot, ne jemi duke folur, 1 mijë janë në zyra që punojnë për negociatat, 40 skuadra, asnjë ndalim i kësaj pune s’duhet lejuar të ndodhë, kjo është përtej të gjithave, 11 maj duhet të jetë vula e shumicës dërrmuese për t’i thënë kësaj skuadre vazhdoni punën se asgjë nuk lëviz, koha shfrytëzohet minutë për minutë.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente